Ganiu: Nuk ka nevojë për masa anti-terrorizëm se Ali Ahmetin e kemi pritur si në shtëpinë e vet

Maqedonia

Ganiu: Nuk ka nevojë për masa anti-terrorizëm se Ali Ahmetin e kemi pritur si në shtëpinë e vet

Më: 20 mars 2023 Në ora: 20:20
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu kërkon nga Artan Grubi që të mos e pres Ali Ahmetin në Shkup me qen për anti-terrorizëm, sepse atë e presim si në shtëpinë e vet.

“Në Çair Ali Ahmetin, kryetarin e BDI-së gjithmonë e kemi pritur si në shtëpinë e vet. E po Artan Grubi mos amanin mos bëj filma dhe sonte në Çair mos e prit Ali Ahmetin me qen për anti-terrorizëm.

Këto veprime janë tejet të ulta, sepse ne çairasit sjemi terrorista, por gjithmonë kemi qenë dhe mbetemi mikëpritsa siç na ka hije” (sec), shkruan Ganiu në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë se sot në Çair, BDI mban tubim partiak, mirëpo në të nuk janë të ftuar i ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat