Shaqir Fetahu: Të mbizotërojë paqja, respekti dhe toleranca, pa dallim përkatësisë etnike e fetar

Maqedonia

Shaqir Fetahu: Të mbizotërojë paqja, respekti dhe toleranca, pa dallim përkatësisë etnike e fetar

Më: 22 mars 2023 Në ora: 17:30
Shaqir Fetahu

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fethu ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të Ramazanit. Kreu i BFI-së Shaqir Fetahu ne mesazhin e tij foli për përfitimet e agjërimit në këtë muaj të shenjtë.

Ai tha se mirësia, paqja, humanizmi, afrimi me njëri tjetrin, ngritja e moralit në shoqëri dhe nxënia e diturisë, janë disa nga mesazhet që ky muaj i përcjell, që janë shumë të rëndësishme për kohën në të cilën jetojmë.

Fetahu uroi që në këtë muaj të ketë kthim në vlerat e vërteta njerëzore, të mbizotërojë paqja, respekti dhe toleranca ndaj bashkëqytetarëve, pa dallim përkatësisë etnike e fetare.

“Mesazh tejet i nevojshëm për kohën ku jetojmë, që Ramazani e përçon në shoqërinë tonë është mesazhi i paqes, mirësisë dhe humanizmit. Ky mesazh, reflektohet përmes solidaritetit dhe bamirësisë ndaj njerëzve në nevojë, sepse duke mos ngrënë e mos pirë, më së miri e kuptojmë se ç’do të thotë të jesh i uritur dhe të jesh skamnor.

Përmes këtij mesazhi krijohen ura lidhëse mes të pasurve dhe të varfërve, dhe ngjall dashuri dhe simpati në zemrat e njerëzve”, deklaroi Shaqir Fetahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat