Lloga në takim me Garcia: Spanja do ta intensifikojë bashkëpunimin në pjesën e reformave në gjyqësor dhe sundimin e së drejtës

Maqedonia

Lloga në takim me Garcia: Spanja do ta intensifikojë bashkëpunimin në pjesën e reformave në gjyqësor dhe sundimin e së drejtës

Më: 23 mars 2023 Në ora: 17:20
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga

Lloga në takim me Garcia: Spanja do ta intensifikojë bashkëpunimin në pjesën e reformave në gjyqësor dhe sundimin e së drejtës

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, sot realizoi takim me ambasadorin e Spanjës, Jose Luis Losano Garcia.

Nga Ministria e Drejtësisë njoftojnë se ministri Lloga dhe ambasadori Garcia konfirmuan marrëdhëniet bilaterale të shkëlqyera mes dy vendeve dhe theksuan se ka hapësirë dhe gatishmëri nga të dyja palët për thellimin dhe intensifikimin e këtij bashkëpunimi.

“Mbretëria e Spanjës ofron mbështetje të qartë dhe pa mëdyshje që sa më shpejtë të fillojnë negociatat për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”.

“Ministri, Krenar Lloga, e informoi ambasadorin e Spanjës lidhur me aktivitetet të cilat është duke i ndërmarrur Ministria e Drejtësisë në pjesën e reformave në gjyqësor, sundimin e së drejtës dhe agjendës legjislative, prej nga së shpejti priten rezultate konkrete”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat