Goditi me makinë ariun në autostradën Tetovë – Shkup, shoferi përfundon në spital

Maqedonia

Goditi me makinë ariun në autostradën Tetovë – Shkup, shoferi përfundon në spital

Më: 27 mars 2023 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Një 21-vjeçar nga Shkupi ka përfunduar në spital pasi me veturë ka goditur një ari në Tetovë.

Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se ariu ka ngordhur nga goditja.

“Natën (27 mars), rreth dyzet minuta pas mesnate, në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Tetovë-Shkup, afër Karpallakut, automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Polo” me targa të Shkupi, që drejtohej nga 21-vjeçari V.I. nga Sedllarica, komuna e Vasilevës, ka goditur një ari dhe e ka vrarë.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar vozitësi i cili është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat