Kostovski: Kjo shumicë parlamentare arriti një nga dy qëllimet strategjike të vendit

Maqedonia

Kostovski: Kjo shumicë parlamentare arriti një nga dy qëllimet strategjike të vendit

Më: 27 mars 2023 Në ora: 17:11
Deputeti nga radhët e LSDM-së, Martin Kostovski

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Martin Kostovski sot rikujtoi tre vjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATo duke thënë se kjo shumicë parlamentare arritën një nga dy qëllimet strategjike të vendit.

“Anëtarësimi në NATO solli siguri në shtet por edhe prosperitet dhe munësi të reja për zhvillim. Me anëtarësimin në NATO, ekonomia jonë u bë më konkurente dhe më tërheqëse për investime të huaja, kurse dëshmi për këtë janë edhe 735.8 investime të huaja vitin e kaluar”, tha Kostovski.

Ai tha se se sa i rëndësishëm është anëtarësimi në NATO tregon edhe periudha në agresion rus dhe se edhe pse ka luftë në Evropë, vendi është i mbrojtur.

“Për fat të keq gjatë realizimit të këtij qëllimit strategjik e pamë sjelljen joserioze dhe të papërgjegjshme të OBRM-PDUKM-së. Të gjithë e mbajmë mend Mickoskin se si në Kuvend nuk aplaudoi ratifikimin e anëtarësimit në NATO dhe sot i njëjti ai Mickoski dhe partia e tij kundërshtojnë integrmin e shtetit në BE”, tha Kostovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat