Lloga: Më vjen keq që u lejua të vjetëroset rasti “Titanik 2” për të njëjtin të akuzuar

Maqedonia

Lloga: Më vjen keq që u lejua të vjetëroset rasti “Titanik 2” për të njëjtin të akuzuar

Më: 30 mars 2023 Në ora: 17:34
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në lidhje me vjetërsimin e lëndës “Titanik 2” u shpreh se menjëherë pas emërtimit të tij në krye të ministrisë ka dërguar shkresë deri te Këshilli Gјyqësor, Këshilli i Prokurorëve Publikë dhe Prokuroria Publik.

Lloga sqaron se në shkresën e dërguar ka paralajmëruar dhe kërkuar ndërmarrjen e masave që në mënyrë më efikase dhe në kohë të parandalohen këto raste të vjetërsimit të lëndëve gjyqësore përmes anulimit të proceseve gjyqësore.

“Më vjen keq që u lejua të vjetërsohet edhe një lëndë, edhe atë për të njëjtin të akuzuar. Krahas angazhimit tim që të mos përfshihem në pavarësinë e gjyqësorit, jam i detyruar të reagoj, t’u bëj thirrje institucioneve dhe organizatave që të ndërmarrin masa për masa të shpejta”, u shpreh Lloga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat