Bujar Osmani: Çdo politikan që thotë se nuk e ka me rëndësi pagën përcjell mesazh të keq

Maqedonia

Bujar Osmani: Çdo politikan që thotë se nuk e ka me rëndësi pagën përcjell mesazh të keq

Më: 31 mars 2023 Në ora: 15:29
Ministri i Jashtëm Bujar Osmani

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka komentuar rritjen e pagave të funksionarëve, duke thënë se ata që thonë se nuk e kanë me rëndësi, japin mesazh të keq.

Ai gjithashtu tha se politikanët duhet të jenë të fundit në listën e qytetarëve që duhet t’u rritet paga.

“Nga aspekti praktik çdo politikan që thotë se nuk e ka me rëndësi pagën përcjell mesazh të keq, sepse me gjasa ka burime tjera, e unë nuk kam burime të tjera për jetesë përveç kësaj page, kështu që dua që secili të ketë mundësi më të mirë”.

“Në aspektin etik mendoj se politikanët duhet të jenë të fundit në listën e qytetarëve që duhet rritur paga. Po duhet tu rriten sepse pagat janë skandaloze mirëpo të jenë të fundit në listë”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat