LSDM: OBRM-PDUKM dhe Arsovska në vend që të zhvillojnë Shkupin merren me kthimin e shtatores së Qosetos

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM dhe Arsovska në vend që të zhvillojnë Shkupin merren me kthimin e shtatores së Qosetos

Më: 3 prill 2023 Në ora: 12:01
LSDM

Shkupi ka një vit e gjysmë në kaos, qytet jofunksional që ngec në vend që të zhvillohet, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së, duke akuzuar liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe kryetaren e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Nga atje thonë se në vend që të punojnë për zgjidhjen e problemeve, “OBRM-PDUKM dhe Arsovska po merren me idenë e kthimit të monumentit në Qoseto, i cili në kohën e regjimit ishte vendosur ilegalisht në qendër të qytetit”.

“Mickoski u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për Arsovskën, së bashku e festuan fitoren, pastaj u grindën, për tenderat, komisionet dhe ndikimet në biznes. Me Mickoskin dhe Arsovskën, shkupjanët në vend të projekteve dhe zhvillimit, morën mosfunksionim, partizim të qytetit, ndërmarrje jofunksionale të qytetit”, thonë nga LSDM.

Muajin e kaluar Arsovska ka dorëzuar kërkesë me shkrim në Komunën e Qendrës për pëlqim për kthimin e Qosetos në vendin përpara gjykatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat