Lloga për ditën ndërkombëtare të Romëve: Të vazhdojmë të veprojmë në ndërtimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë

Maqedonia

Lloga për ditën ndërkombëtare të Romëve: Të vazhdojmë të veprojmë në ndërtimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë

Më: 8 prill 2023 Në ora: 18:09
Krenar Lloga

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar komunitetin Rom për ditën ndërkombëtare të këtij komuniteti duke uruar që “Të përpiqemi, të gjithë së bashku t’u japim fund stereotipeve, të vazhdojmë të veprojmë në ndërtimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë, me trajtim të njëjtë ndaj secilit pa dallim, me mundësi të barabarta dhe standard jetese më të mirë”

Si shtet, ne zotohemi dhe veprojmë për integrim të përshpejtuar të romëve në të gjitha sferat e shoqërisë.

Përgatitja e ligjit për personat e paevidentuar në librin e amzës është një shembull i vendosshmërisë së Ministrisë së Drejtësisë për të ndihmuar këtë kategori të personave. Qëllimi i ligjit është që personat e paevidentuar të evidentohen në një Libër amzë të veçantë në mënyrë që të furnizohen me certifikatë dhe një dokument identifikimi për të realizuar të drejtën e tyre të shkollimit, përkujdesjes sociale dhe shëndetësore. Presim që ndryshimet ligjore së shpejti ta kalojnë procedurën parlamentare dhe të miratohen.

“Urime 8 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve”!” shkruan ministri Lloga.

“Bahtalo o 8 April sa e Romenge”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat