Pandov: Deputetët e shumicës edhe pse nuk e kanë parë marrëveshjen me Bechtel & Enka, kanë parashtruar ndryshime në ligje

Maqedonia

Pandov: Deputetët e shumicës edhe pse nuk e kanë parë marrëveshjen me Bechtel & Enka, kanë parashtruar ndryshime në ligje

Më: 14 prill 2023 Në ora: 21:44
Aleksandar Pandov

Aleksandar Pandov nga OBRM-PDUKM në emisionin “Për ose kundër” në TV Alfa theksoi se ndërtimin e Korridorit dhe 10d e fsheh dhe kjo nxit dyshime në opinion.

Problemi në Maqedoni është se, aq shumë ka krim dhe korrupsion dhe tashmë qytetarët janë të mpirë ndaj çfarëdo që të bëjë qeveria aktuale e BDI-së dhe LSDM-së”, u shpreh Pandov.

Ai theksoi se ka situatë ku edhe pse nuk është parrë marrëveshje, ka deputetë të cilët propozojnë ligje.

Jemi në një situatë që nuk e kemi parë marrëveshjen me Bechtelin dhe Enkën. Kemi deputetë në Kuvendin e Maqedonisë që i kanë dorëzuar ligjet për ndryshim dhe po ata deputetë nuk e kanë parë kontratën kryesore mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Bechtel-it dhe Enka-s”, tha Pandov.

Deri tani nuk është bërë asgjë, buxheti është rritur disa herë dhe nuk është bërë asgjë. Tani më tragjikja është se marrëveshjet e nënshkruara do t’i paguajnë qyetatarët dhe autostrada nuk do të shohim”, tha mes tjerash Pandov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat