Spasovski: Pjesa më e madhe e drogës së konfiksuar në tre muajt e fundit është e ndërlidhur me persona të afërt me OBRM-PDUKN-në

Maqedonia

Spasovski: Pjesa më e madhe e drogës së konfiksuar në tre muajt e fundit është e ndërlidhur me persona të afërt me OBRM-PDUKN-në

Më: 27 prill 2023 Në ora: 20:57
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në seancën e sotme të Kuvendit, në lidhje me pyetjen e deputetit të OBRM-PDUKM-së, Zoran Kocevski i cily pyeti ministrin rreth rastit të Samet Misimit dhe veprimet e MPB-së, tha se personit i është parashtruar kallëzim penal nga MPB.

“Janë ndërmarrë të gjitha masat hetimore dhe më pas është parashtruar kallëzimi penal. Kjo do të thotë se ka dy kallëzime penale aktive kundër atij personi”, u shpreh Spasovski.

Spasovski përmendi edhe numrat dhe statistikat e krimit, të aksidenteve rrugore dhe të drogës së konfiskuar nga ana e MPB-së.

“Sa i përket rezultateve me luftimin e tregtisë me drogë, kemi rezultate të shkëlqyera. Për këto tre muaj kemi konfiskuar 1.56kg kokainë, 129 kilogramë marihuanë dhe 6.5 kilogramë amfetaminë. Po ashtu është konfiskuar 1.57 tonë marihuanë në vlerë prej rreth 6 milionë euro nga persona juridik nga Kavadari dhe Manastiri. Kjo marihuanë është nga persona të afërt me OBRM-PDUKN-në. Duhet të rikujtojmë edhe profesoreshën tuaj të gjuhës gjermane në shkollën e Aerodromit, anëtare e Këshillit Drejtues të OBRM-PDUKM-së në Aerdrom në zgjedhjet e findit”, u shpreh Spasovski.

Spasovski theksoi se aksidentet rrugore janë zvogëluar për 3.6 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat