Ademi: Milloshoski gënjen paturpësisht, kemi dorëzuar ligje që ndërtimi të zgjasë më shkurt dhe më lirë

Maqedonia

Ademi: Milloshoski gënjen paturpësisht, kemi dorëzuar ligje që ndërtimi të zgjasë më shkurt dhe më lirë

Më: 2 maj 2023 Në ora: 16:41
Arbër Ademi

Deputeti dhe koordinatori i Grupit Parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka reaguar ndaj pretendimeve të deputetit të OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, se deputetët e qeverisë pa certifikatë sigurie tashmë ka pasur një pasqyrë të marrëveshjes me “Bechtel dhe Enka”, duke theksuar se si grup deputetësh kanë dorëzuar ligje që, siç thotë ai, ndërtimi të merr më pak kohë dhe të jetë më i lirë.

“Milloshovski gënjen. Millosovski gënjen paturpësisht. Krijon qëllimisht lajme të rreme dhe mashtron publikun. Ne, një grup deputetësh, kemi dorëzuar një ligj që ndërtimi të zgjasë më shkurt dhe më lirë.

OBRM-PDUKM-ja së bashku me “Të Majtën” po bllokon ligjet me vetëdije dhe qëllimisht po i kushton qytetarëve mbi 150 milionë euro dhe dy vite të tjera të humbura nga jeta e tyre.

Nëse kërkojnë justifikime për të bllokuar ligjet, le të gjejnë një arsye më logjike dhe jo të përdorin gënjeshtra.

E kërkuan kontratën, do ta marrin dhe le të vendosin vetë se cilin komision duan ta mbajnë dhe të vendosin vetë se kur do të mbahet.

Me sa duket tani po sajojnë gënjeshtra për të vazhduar spekulimet për projektin më të madh strategjik të shtetit”, shkruan Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat