Kovaçevski-Skoog: Maqedonia mbetet e fokusuar në qëllimin e saj strategjik, anëtarësimin në BE

Maqedonia

Kovaçevski-Skoog: Maqedonia mbetet e fokusuar në qëllimin e saj strategjik, anëtarësimin në BE

Më: 4 maj 2023 Në ora: 19:39
Kovaçevski-Skoog

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski në kuadër të vizitës së tij të punës në SHBA, realizoi takim me Olof Skoog, ambasador i Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara, thonë shtypi i qeverisë.

Në takimin u bisedua për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, si dhe për dinamikën e zgjerimit të BE-së, e cila është në interes të vetë BE-së, sepse në në këtë mënyrë vendet e Ballkanit Perëndimor fokusohen në reforma dhe kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin evropian.

“Kryeministri Kovaçevski theksoi se tani është momenti i duhur për përshpejtimin e integrimeve në BE dhe se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar për përmbushjen e qëllimit të saj strategjik, anëtarësimin e plotë në BE, si dhe zbatimin e reformave në vend.

Skoog theksoi mbështetjen në procese dhe u konstatua se tani është momenti i duhur për të përshpejtuar proceset eurointegruese, veçanërisht për shkak të polarizimit të fortë të botës në kushtet e trazirave gjeopolitike dhe ndikimeve nga palët e treta”, thuhet në njoftimin e e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat