Osmani për “Global Europe”: Diplomacia është edhe punë me njerëz në terren, nuk është vetëm negociata në tavolinë

Maqedonia

Osmani për “Global Europe”: Diplomacia është edhe punë me njerëz në terren, nuk është vetëm negociata në tavolinë

Më: 14 maj 2023 Në ora: 12:13
Bujar Osmani

Sfidat e kryesimit të OSBE-së nga Maqedonia e Veriut, historia e suksesit të vendit në pozicionin e ri ndërkombëtar, sfidat rajonale dhe roli i Shteteve të Bashkuara në OSBE ishin temat në fokusin e intervistës së Filip Riker, drejtor i programit “Global Europe” pranë Qendrës Wilson, me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe kryesuesin e OSBE-së, Bujar Osmani.

Osmani iu referua prioritetit numër një të kryesisë: “Organizata tregoi rezistencë pavarësisht situatës së vështirë në të cilën ndodhet. Një vend pjesëmarrës bllokoi dy misione në Ukrainë. Por ne nuk qëndruam duarkryq, por gjetëm zgjidhje për t’u kthyer në Ukrainë, për të ndihmuar ukrainasit, popullin ukrainas dhe institucionet e ukrainasve”.

Ajo që ne kemi dashur të bëjmë gjatë kryesimit tonë, thotë Osmani në intervistë, është se si ta afrojmë OSBE-në me njerëzit e zakonshëm.

“Diplomacia nuk është vetëm diplomatë që ulen në tavolinë dhe diskutojnë politikat publike, por është edhe punë e përditshme me njerëzit në terren”, tha kryesuesi i OSBE-së.

Pyetjes së Riker, për rëndësinë e rolit të Shteteve të Bashkuara në Organizatë, Osmani u përgjigj:

“Kjo ka qenë një nga çështjet që kemi diskutuar në Uashington, por edhe një muaj më parë kur kam prezantuar prioritetet e Maqedonisë së Veriut para Komitetit të Helsinkit. U ktheva në Shkup edhe më i sigurt për të ardhmen e organizatës, i sigurt se Shtetet e Bashkuara janë atje dhe do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në OSBE. Pra, kjo sjell besim për të gjithë ne, në kontinent dhe në organizatë. Ne punojmë shumë ngushtë në Vjenë, si dhe në Shkup e Uashington, me një qëllim të përbashkët se si mund ta çojmë përpara agjendën e OSBE-së”.

Ndër të tjera, Osmani foli për progresin e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar historinë e suksesit të demokracisë funksionale multietnike, kulturën e dialogut, marrëdhëniet e mira fqinjësore. Ministri ka bërë me dije se çdo sukses i vendit tonë ka vulën e Uashingtonit, Brukselit, OSBE-së dhe organizatave tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat