Kërçovë, policia arreston një person për sulm seksual ndaj një fëmije

Maqedonia

Kërçovë, policia arreston një person për sulm seksual ndaj një fëmije

Më: 24 maj 2023 Në ora: 16:59
Policia

Një 18-vjeçar pak pas mesnate është arrestuar në Kërçovë për shkak se paraprakisht, i njëjti sipas policisë ka kryer akte seksuale ndaj një vajze të mitur.

Bëhet fjalë për një 18-vjeçar nga Prilepi, me vendbanim të përkohshëm në Kërçovë.

”Më datë 24.05.2023 në ora 00:30, K.M.(18) nga Prilepi, me qëndrim të përkohshëm në Kërçovë, është privuar nga liria. Më herët në Tregun e Blegtorisë në Kërçovë ka kryer akte seksuale ndaj një të miture.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga SPB-Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat