Ministri Lloga nënshkruan ndryshimet e Rregullores për procedurat e vendosjes dhe klasifikimit të personave të dënuar me burg

Maqedonia

Ministri Lloga nënshkruan ndryshimet e Rregullores për procedurat e vendosjes dhe klasifikimit të personave të dënuar me burg

Më: 25 maj 2023 Në ora: 16:43
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka nënshkruar ndryshimet e Rregullores për procedurat e vendosjes, klasifikimit dhe zhvendosjes së personave të dënuar në Institucionet Ndëshkuese-Korrektuese.

Me këto ndryshime, gratë dhe vajzat të cilat vuajnë dënim me burg do t’i kenë të drejtat dhe lehtësimet e njëjta si meshkujt.

Është e paraparë që, nëse personi i dënuar i gjinisë femërore, e që është dënuar me burgim deri në tre vjet ose ka vuajtur dënimin me burg deri në tre vjet, të mund t’i shfrytëzojë përfitimet në përputhshmëri me rregulloren dhe rendin shtëpiak të INK “Idrizovë”.

Me ndryshimet në Rregullore, nuk do të ketë më diskriminim ndaj të dënuarve gra dhe vajza në departamentin e grave dhe vajzave, krahasuar me të dënuarit meshkuj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat