Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi ligjet për Korridorin 8 dhe 10-D, opozita votoi kundër

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi ligjet për Korridorin 8 dhe 10-D, opozita votoi kundër

Më: 26 maj 2023 Në ora: 15:53
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjet për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-D nga konsorciumi “Bechtel dhe Enka”, të cilat u propozuan me flamur europian dhe me procedurë të shkurtuar.

Koordinatori i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, nga foltorja e Kuvendit, para se deputetët të votojnë për pakon e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D, njoftoi se deputetët e OBRM-PDUKM-së do të votojnë kundër.

“Ngadalë, ngadalë arritët në fund të kësaj farse dhe pas kësaj gjithçka do të jetë ndryshe. Transparenca e kësaj Qeverie ka marrë fund. Poshtëruat deputetët, shpërdorët BE-në me flamurin europian, ofenduat ambasadorin europian David Geer, degraduat dhe poshtëruat Gjykatën Kushtetuese, ia fshehët marrëveshjen Komisionit Anti-Korrupsion. OBRM-PDUKM do të votojë kundër ligjeve për korridoret sepse i gjithë projekti është i mbuluar me dyshime për krim dhe keqpërdorime”, tha Micevski.

Më herët deputeti nga radhët e OBRM-Popullore në pushtet Ljupço Balkovski tha se do të votojë kundër ligjeve të korridorit. Kundër pakos së ligjeve ka votuar edhe deputetja Maja Moraçanin nga RDM, që gjithashtu është parti pjesë e pushtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat