Sela për daljen e Abdylfetah Alimit nga burgu: Ndjej çlirim dhe rehati, ky burrë nuk u përul kurrë

Maqedonia

Sela për daljen e Abdylfetah Alimit nga burgu: Ndjej çlirim dhe rehati, ky burrë nuk u përul kurrë

Më: 30 maj 2023 Në ora: 14:50
Ziadin Sela

Ziadin Sela pas lirimit të Abdylfeta Alimit nga burgu tha se ndjen çlirim dhe se gjithë ato 6 vjet ka qenë i robëruar bashkë me Alimin nga padrejtësia që i është bërë.

Sela tha se ndjehet krenar që Alimi nuk u përul kurrë pa marrë parasysh sfidave.

“Unë ka kohë që më është shtuar një mik, një vëlla, një anëtar i familjes, prej datës 27 prill. Sot ndihem ashtu siç do të ndihej një familjar, ashtu siç do të ndihej një njeri i cili i ka borxh jetën një njeriu tjetër.

Ndjehem i lirë po aq sa Fetahu, ashtu siç jam ndjerë jashtë mureve të këtij burgu, i robëruar bashkë me Fetahun. Ndjej një çlirim dhe rehati, ndjehem edhe krenar me me pamposhtërsinë, vendosmërinë dhe ky burrë nuk u përul kurrë”, tha Sela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat