Shkupjani kishte vjedhur 450 litra karburantë para një viti, dje u arrestua nga policia

Maqedonia

Shkupjani kishte vjedhur 450 litra karburantë para një viti, dje u arrestua nga policia

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 17:04
Policia

Një person nga Shkupi, i cili në gusht dhe shtator të vitit të kaluar ka vjedhur karburant, policia e ka arrestuar dje. Ai ka vjedhur 300 litra karburant nga një kompani private, dhe 150 litra nga NP.

“Me datë 05.06.2023, zyrtarë policorë e kanë arrestuar B.A (36) nga Shkupi. Ai dyshohet se ka kryer tri vjedhje të rënda në gusht dhe shtator 2022, gjatë të cilave ka vjedhur karburant në dy kamionë të një kompanie private dhe në një autobus të NQP-së”.

“Në bisedën zyrtare në stacion policor në Kisella Vodë, ai ka pranuar se më datë 16.08.2022 dhe më datë 17.08.2022 në dy raste ka marrë gjithsej 300 litra karburant nga një cisternë e një kompanie private dhe më datë 22.09.2022 nga autobusi i NQP-së ka marrë 150 litra karburant”, thonë nga MPB.

Në fund shtojnë se personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës kundër tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat