Ademi: Jemi në konsultim të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar në lidhje me propozimin e OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Ademi: Jemi në konsultim të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar në lidhje me propozimin e OBRM-PDUKM-së

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 14:13
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi thotë se si parti janë në konsultim të vazhdueshëm edhe me faktorin ndërkombëtar në lidhje me propozimin e OBRM-PDUKM-së për formimin e Qeverisë gjithëpërfshirëse pa BDI-në, e cila do të votonte ndryshimet kushtetuese.

Ademi për “TV21” theksoi se për BDI me rëndësi është që të votohen dhe hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese, e që, sipas tij, më pas në zgjedhje vendoset se kush do të hyjë në Qeveri.

Ademi tha se formimi i Qeverisë gjithëpërfshirëse për votimin e ndryshimeve kushtetuese nuk ndërlidhet me marrëveshjen që në 100 ditët e fundit të kësaj Qeverie kryeministri të jetë shqiptar.

Ademi thotë se për çështjen në fjalë janë në konsultime të vazhdueshme edhe me ndërkombëtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat