Këtë vit 46% më shumë të huaj se vitin e kaluar në Maqedoni

Maqedonia

Këtë vit 46% më shumë të huaj se vitin e kaluar në Maqedoni

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 17:56
Maqedoni

Turizmi vendor ka shënuar rritje të numrit të turistëve. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në periudhën janar-prill të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur për 24,3%. Ka rënie prej 3,6% tek turistët vendas dhe rritje prej 46% tek turistët e huaj. Por këtë verë problem i madh do të jetë mungesa e fuqisë punëtore dhe stafit profesional për shkak të largimeve masive jashtë vendit.

“Këtë vit problem themelor është mungesa e personelit. Edhe atë personel nga të gjitha profilet, nga kuzhina deri te shërbimi. Nuk ka hotel apo restorant që s’ka problem me stafin…” – Ana Jançeva– menaxhere e hotelit në Strugë.

Në Strugë dhe në Ohër këtë verë do të zgjidhet problemi me gjimnazistët që nuk kanë përvojë në degën e gastronomisë.

“Do të jetë e vështirë duke pasur parasysh që të gjithë punonjësit shkojnë në Kroaci dhe konkurrenca jonë, fabrikat që janë të hapura, po na bëjnë dëm në drejtim të largimit të njerëzve të trajnuar mirë…” – Filip Misheski- drejtor hoteli në Ohër

Në disa nga fabrikat e afërta, stafi potencial i gastronomisë mund të marrë paga më të mira se në hotele dhe restorante. Ata që largohen për në Kroaci marrin paga disa herë më të larta se në Ohër dhe Strugë. Qëllimi i gastronomëve është që në vitet në vijim të mund të arrijnë jo pagat kroate, por të paktën të fillojnë të paguajnë pagat mesatare që i ofrojnë fabrikat në rajon. Ndërkohë, gastronomët kërkojnë punëtorë në mes të sezonit. Konkurse ka në çdo cep. Në disa lokale madje mysafirët i shërbejnë vet pronarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat