LD-Maqedoni: Nuk ka anëtarësim në BE pa bërë reforma rrënjësore

Maqedonia

LD-Maqedoni: Nuk ka anëtarësim në BE pa bërë reforma rrënjësore

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 16:42
LD-Maqedoni

“Lidhja Demokratike paralajmëron se skandalet e fundit korruptive, të cilat paralajmërohen publikisht nga diplomatë të huaj, dëshmojnë për kolapsin e shtetit në tërësi dhe të institucioneve, që është rezultat i shkallës së lartë të kriminalizimit dhe partizimit".

Nga atje thonë se “për shtatë vite Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së nuk ka realizuar asnjë reformë radikale dhe sistematike, dhe ka bllokuar plotësisht punën e MPB-së, ASK-së, AR-së, Policisë Financiare, DAP-it dhe Inteligjencës Financiare”.

“Këto ditë ka dalë në sipërfaqe ai kaos, me akuza, sulme të ndërsjella, dhe rezultati është që gjithçka mbetet dhe bëhet siç ka vazhduar deri tani.

I bëjmë thirrje qeverisë së Kovaçevskit dhe Ahmetit që në vend që të mashtrojnë opinionin me ndryshimet kushtetuese si parakusht vendimtar për fillimin e negociatave me BE-në, edhe pse është e qartë se pa reforma nuk ka integrim evropian, të miratojë ligjin që Maqedonia të bëhuni një njësi zgjedhore dhe shkoni në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, thonë nga LD.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat