Arrestohet një person nga Strumica, kontrabandonte emigrantë

Maqedonia

Arrestohet një person nga Strumica, kontrabandonte emigrantë

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Nëpunësit policorë dje kanë arrestuar një qytetar të Strumicës pasi në makinën e tij kanë gjetur pesë emigrantë nga Siria, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

“Dje në orën 19:20 në rrugën rajonale 1102 f. Përdejc – f. Smokvicë nga ana e nëpunësve policorë të Stacionit Policor Bogorodicë në Qendrën Rajonale për Punë Kufitare “Jug” është privuar nga liria N.G.(41) nga Gjevgjelia, pasi në një automjet “bmv 120” me targa të Strumicës, ka transportuar pesë persona, emigrantë ilegalë nga Siria. Inspektimi i vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i Qendrës Rajonale për Punë Kufitare “Jug”, informojnë nga MPB-ja.

Siç theksojnë nga Ministria, emigrantët janë vendosur në Qendrën e Transitore të Pranimit “Vinojug” – Gjevgjeli për procedurë të mëtutjeshme.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat