Bastisje në Shkup, një person arrestohet për drogë

Maqedonia

Bastisje në Shkup, një person arrestohet për drogë

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 14:07
Policia

Nëpunës policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup sot në ora 06:30 e kanë privuar nga liria F.J. (30) nga Shkupi.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij në f. Vollkovë-Shkup, siç kumton MPB, e kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe materie në gjendje pluhuri ngjyrë e bardhë.

Ai është në mbajtje në stacion policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat