Punësimet familjare në Gjykatën Administrative nën llupën e Antikorrupsionit të Maqedonisë

Maqedonia

Punësimet familjare në Gjykatën Administrative nën llupën e Antikorrupsionit të Maqedonisë

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 15:28
Komisioni për parandalimin e korrupsionit

Komisioni për parandalimin e korrupsionit është duke punuar në lëndë kundër kreut të Gjykatës Administrative, Burim Sejdini mbi kallëzimin anonim për punësimin e dy anëtarëve nga e njëjta familje në gjykatë.

Sipas Anti-korrupsionit procesi aktualisht është në fazën e vërtetimit të gjendjes faktike. Deri atëherë organi për detektimin e shkeljeve ligjore përmbahet nga komentimi i procedurës dhe dyshimeve të shtruara në kallëzimin penal të pranuar më 28 qershor.

Vetë Sejdini në paraqitjen e tij të fundit deklaroi se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Sipas tij, ai nuk ka njohuri për punësimet pasi ato janë kompetencë e Administratorit gjyqësor. Ai gjithashtu hodhi poshtë akuzat e ngritura nga persona anonim se i njëjti ka shpërndarë lëndë në dorë dhe ka lejuar qëllimisht vjetërsimin e tyre.

Asnjë nga institucionet deri tani nuk ka reaguar, përfshi policinë financiare. Sejdini dyshimet e ngritura në kallëzimet penale i cilësoi si sulm ndaj institucionit, duke garantuar se gjatë kohës sa ai është kryetar nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë shpërndarje të lëndëve jashtë sistemit AKMIS. Ministria e Drejtësisë si dikaster që përkujdeset për zbatimin e këtij sistemi, deri tani nuk ka ndërmarr hapa për verifikimin apo konstatimin e dyshimeve të ngritura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat