Arrestohet një 27-vjeçar nga Haraçina, kërkohej me fletarrest qendror

Maqedonia

Arrestohet një 27-vjeçar nga Haraçina, kërkohej me fletarrest qendror

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Ishte dënuar me 4 vjet e gjysmë burg por i ikte mbajtjes së tyre.

Prandaj Gjykata Penale në Shkup ka shpallur fletarrest për një 27-vjeçar nga Haraçina.

Pas shpalljes së fletarrestit, ai është arrestuar sot në Haraçinë.

“Sot (28.07.2023) në ora 11:40 në fshatin Haraçinë të Shkupit, nëpunësit policorë të SPB Shkup kanë arrestuar A.A.(27) nga fshati Haraçinë. Ai kërkohej me fletarrest të lëshuar nga Gjykata Penale Shkup për mbajtjen e dënimit me burg prej katër vjet e gjashtë muaj për kryerjen e veprës penale 418 të Kodit Penal. Personi do të dërgohet në burg për mbajtjen e dënimit”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat