Izet Mexhiti: Më i vjetri me bagazh politik në Lëvizjen Demokratike do të jem unë, të gjithë tjerët do të jenë të rinj

Maqedonia

Izet Mexhiti: Më i vjetri me bagazh politik në Lëvizjen Demokratike do të jem unë, të gjithë tjerët do të jenë të rinj

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 18:43
Izet Mexhiti

Ish-nënkryetari i BDI-së i cili po formom parti të re, Izet Mexhiti në intervistën e tij për Alsat M u shpreh se Lëvizja Demokratike do të jetë e hapur për të gjithë ata që duan t’i shërbejnë qytetarëve

“Lëvizja Demokratike do jetë derë e hapur për të gjithë ata që duan t’i shërbejnë qytetarit, për ata që votën e kuptojnë si amanet për t’i shërbyer qytetarit, do të jetë derë e hapur për gjeneratat e reja, për profesionistë të dëshmuar në fusha të ndryshme që nuk kanë pasur deri tani shansin të jenë në vijën e parë politike dhe të dëshmohen, dhe të japin ndoshta edhe shumë më shumë se ne”, deklaroi Mexhiti.

Sipas tij, më i vjetri në këtë parti politike do të jetë vet ai dhe gjithë të tjerët do të jenë të rinj.

“Për ta rrumbullakësuar, më i vjetri me bagazh politik në Lëvizjen Demokratike do të jem unë, të gjithë tjerët do të jenë të rinj, të dëshmuar profesionalisht, dhe jo vetëm nga radhët e BDI, por edhe të tillë që asnjëherë më parë nuk kanë qenë pjesë e subjekteve politike”, tha mes tjerash Mexhiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat