Ganiu: Nuk besoj që do të kalojë propozimi i Arsovskës për rrugën “Adem Demaçi”

Maqedonia

Ganiu: Nuk besoj që do të kalojë propozimi i Arsovskës për rrugën “Adem Demaçi”

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 14:53
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu thotë se nuk beson që kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska do të ketë sukses në zhbërjen e emërimit të rrugës “Adem Demaçi” në Çair.

Ganiu për TV21 tha se për të kaluar propozimi i Arsovskës, duhet të ketë votim sipas Badenterit, që do të thotë se edhe këshilltarët shqiptarë duhet ta mbështesin atë.

“Kuptohet që këto ndryshime duhet të ndodhin në këshillin e Qytetit të Shkupit dhe duhet të miratohen me votim të dyfishtë. Me parimin e Badenterit. Mendoj se si nismë është nisur por a mund të arrihet qëllimi i zonjës Arsovska është pikëpyetje për shkak se ju e dini, për të bërë shumicën e badenterit, duhet edhe këshilltarët shqiptarë të votojnë. Një gjë e tillë, nuk besoj që në këto kohëra ditën e sotme voton kundër emrit të Adem Demaçit”.

“Nuk e di pse Arsovskas i pengon emri i Adem Demaçit, kur emri i tij është simbol i rezistencës, ai çdo herë ka luftuar që gjithë popujt të jenë të barabartë. Një mirënjohje të tillë i ka dhënë edhe Parlamenti Evropian dhe me këtë duhet të hiqen të gjitha dilemat, pasi ai njeri ka qenë njeri i paqes”, tha mes tjerash Ganiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat