Grubi-Vickers: Prioritetet tona janë hekurudha Shkup – Durrës, Qendra Klinike dhe digjitalizimi i plotë

Maqedonia

Grubi-Vickers: Prioritetet tona janë hekurudha Shkup – Durrës, Qendra Klinike dhe digjitalizimi i plotë

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 16:27
Grubi-Vickers

Zv. kryeministri, Artan Grubi u takua me të dërguarin special për tregti në Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers, i shoqëruar nga ambasadori Matthew Lawson.

Grubi dhe Vincersi diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi ekonomiko-tregtar, sociacioni i biznesit dhe mbështetje për stabilitetin dhe sigurinë rajonale, si dhe projektet që janë duke u realizuar, duke përfshirë hekurudhën Shkup – Durrës, Qendrën Klinike, si dhe digjitalizimin e plotë të qeverisë dhe shërbimeve qeveritare.

Marrëdhënia mes dy shteteve janë vlerësuar si stabile, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, ndërsa Grubi theksoi se Mbretëria e Bashkuar është investitori i dytë më i madh në vend, ndërsa Maqedonia e Veriut është partneri i parë tregtar nga Ballkani Perëndimor.

“Puna e kompanive Britanike në vendin tonë është shumë e vesuar, sidomos pas formimit të Shoqata Britanike e Biznesit, e cila do të sjell tërheqjen e investimeve të reja me theks të veçantë në fushën e energjisë dhe infrastrukturës”, tha Grubi.

Grubi dhe Vickers diskutuan edhe për aktualitetin politik në vend dhe rajon, gjatë së cilës e falënderuan për mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të forcimit të kapaciteteve demokratike, ruajtjes dhe forcimit të stabilitetit dhe sigurisë rajonale në NATO dhe në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat