Penov: Po përmirësojmë jetën e qytetarëve, deri në fund të vitit do të jetë gati kolektori i ujërave të zeza në Orman

Maqedonia

Penov: Po përmirësojmë jetën e qytetarëve, deri në fund të vitit do të jetë gati kolektori i ujërave të zeza në Orman

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 19:20
Risto Penov i

Me mbështetjen e BE-së dhe Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, komuna e Gjorçe Petrovit po zgjidh një çështje të rëndësishme për qytetarët, ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza që do të mbrojë mjedisin dhe do të përmirësojë cilësinë e jetës së banorëve të fshatit Orman, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov i cili sot inspektoi punimet përfundimtare të ndërtimit.

“Ky projekt realizohet në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Maqedoni Veriore-Kosovë me një shumë totale prej 329 mijë euro. Një pjesë e shumës është siguruar përmes programit IPA të BE-së, me pjesëmarrjen e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale prej 15% dhe komunës së Gjorçe Petrovit prej 11,8%”, shtoi Penov.

Ministri Penov u shpreh i kënaqur me dinamikën e realizimit të projektit, i cili është i një rëndësie të madhe për mbrojtjen e mjedisit dhe që zgjidh një çështje të rëndësishme për banorët e fshatit Orman.

“Programi i bashkëpunimit ndërkufitar i Bashkimit Evropian është një mundësi e shkëlqyer për komunat që të realizojnë projekte të rëndësishme që janë prioritet për qytetarët. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale inkurajon komunat që të përgatisin projekte dhe të aplikojnë në thirrjet publike për bashkëpunim ndërkufitar, duke pasur gjithmonë parasysh nevojat reale të qytetarëve”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat