Arrestohet një tregtar heroine në Gjevgjeli

Maqedonia

Arrestohet një tregtar heroine në Gjevgjeli

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 17:57
Policia

Policët e Departamentit për Trafikim të Paligjshëm me Droga dhe Armë në MPJ për Çështje Kriminale Gjevgjeli, sot rreth orës 13:30 në Gjevgjeli, e kanë privuar nga liria A.K.(47) nga Shtipi, me vendbanim në Gjevgjeli.

Siç bën me dije MPB-ja, pas masave të marra paraprakisht, atij iu gjet një automjet tip BMW, ndërsa gjatë kontrollit në terren, pranë mjetit iu gjetën dhe u konfiskuan disa pako me heroinë.

Personi është ndaluar në stacionin policor.

Ndaj tij pas dokumentimit të plotë të rastit në konsultim me prokurorin publik do të bëhet kallëzim përkatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat