KSHPK në Prokurori ka dorëzuar 56 iniciativa, asnjëra prej tyre nuk është marrë parasysh

Maqedonia

KSHPK në Prokurori ka dorëzuar 56 iniciativa, asnjëra prej tyre nuk është marrë parasysh

Më: 31 janar 2024 Në ora: 17:28
Kryetarja Biljana Ivanovska

Mijëra çështje të hapura për korrupsion, konflikt interesash, proces zgjedhor dhe status pasuror, qindra iniciativa për të përcaktuar përgjegjësinë e zyrtarëve apo për të nisur çështje penale, por asnjë aktakuzë, aktgjykim apo shkarkim nga detyra.

Kështu mund të përmblidhet në shifra puna e bërë në mandatin pesëvjeçar e ekipit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK).

Kryetarja Biljana Ivanovska beson se institucionet duhet të ndryshojnë qasjen e tyre dhe në vend deklarativisht të fillojnë të luftojnë korrupsionin me të vërtetë. Që nga themelimi i KSHPK-së, gati njëzet vjet më parë, deri më tani vetëm një nismë për rastin “Baçilo” ka marrë zgjidhje ligjore.

Anëtarët e KSHPK-së thonë se nuk u është bërë presion direkt, kanë pasur pengesa institucionale dhe kanë përmendur si shembull rastin e Prokurorisë së Krimit të Organizuar dhe prokurorit Islam Abazi, i cili ka deklaruar vetë se ka ndërprerë bashkëpunimitn me komisionin.

Është interesant fakti se nëse iniciativat e tyre nuk ishin aq të forta për Prokurorinë, kanë qenë të mjaftueshme që zyrtarët t’i padisnin për shpifje.

Përbërja e re e KSHPK-së fillon punën më 8 shkurt dhe do të drejtohet nga Tatjana Dimitrovska, ekonomiste e diplomuar e punësuar në Entin Shtetëror të Auditimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat