Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi priti sot në takim ambasadoren e SHBA-së në Shkup Angela Ageler.
Xhaferi tha se Maqedonia Veriore mbetet e përqendruar ndaj obligimeve në lidhje me NATO-n dhe agjendën evropiane.
“Partnerët tanë strategjikë, SHBA-të, përmes ambasadores Angela Ageler e theksuan rolin veçanërisht të rëndësishëm të dialogut të filluar strategjik i cili do të kontribuojë për thellimin plotësues të marrëdhënieve tona.
Mbetemi të përqendruar ndaj obligimeve në lidhje me NATO-n dhe në agjendën tonë evropiane”, ka shkruar ai në Facebook.