Ndalohet një 23-vjeçar nga Kavadari, ka sulmuar fizikisht punonjësit policor

Maqedonia

Ndalohet një 23-vjeçar nga Kavadari, ka sulmuar fizikisht punonjësit policor

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Njëzet e tre vjeçar nga Kavadari është arrestuar dje për sulm ndaj policëve, njofton sot nga SPB-Veles.

Siç sqarojnë nga atje, në orën 16:30 në Krivolak, punonjësit e policisë nga DPB–Negotinë e kanë ndaluar personin me iniciale I.B.

23-vjeçari, me vendbanim të përkohshëm në Krivolak, ka sulmuar fizikisht një punonjës policie, i cili ishte duke kryer detyrën zyrtare.

Më pas, djali ka tentuar të sulmojë me sende druri dhe të mprehta policët që po kryenin detyrat zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat