Ndalohet një shtetas turk në “Deve Bair”, kapet me dokumente të falsifikuara

Maqedonia

Ndalohet një shtetas turk në “Deve Bair”, kapet me dokumente të falsifikuara

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 12:57
Policia

MPB Maqedoni njofton se dje (12.06.2024) në orën 09:20 në vendkalimin kufitar “Deve Bair”, punonjësit e policisë e kanë arrestuar personin C.R (56) nga Republika e Turqisë.

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit të pasaportave dhe një kontrolli shtesë, u konstatua se kartoni i gjelbër i sigurimit për kamionin “Mercedes” me gjysmërimorkio me targa kombëtare turke, të cilin ai e drejtonte, ishte i falsifikuar.

Njoftimi:

Personi është ndaluar në stacionin policor dhe më pas është paraqitur para gjyqtarit në Gjykatën Themelore Kriva Pallankë, i cili i ka caktuar masë alternative të dënimit me kusht

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat