Drejtoria Doganore në Bogorodicë ka parandaluar kontrabandë të cigareve me vlerë mbi 167 mijë denarë

Maqedonia

Drejtoria Doganore në Bogorodicë ka parandaluar kontrabandë të cigareve me vlerë mbi 167 mijë denarë

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Drejtoria Doganore ka parandaluar kontrabandën e 72 paketave me cigare që një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka dashur t’i sjellë në Maqedoni pa i lajmëruar në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Vlera e përgjithshme e pakove të cigareve arrin në 167.588 denarë pas çka tatimit që personi ka dashur t’i shmangë janë 113.228 denarë, informojnë nga Drejtoria.

Nëpunësit doganorë zbuluan pakot e cigareve në kabinën e kamionit i cili drejtohej nga personi, cigaret ishin fshehur pas tapicerisë në zgavrën e fabrikës së destinuar për izolimin e kabinës.

Pakot me cigare janë konfiskuar, ndërsa kundër personit po udhëhiqet procedurë përkatëse.

Drejtoria Doganore në kuadër të kompetencave të saj kryen veprimtari për mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe shtypjen e tregtisë ilegale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat