Prokuroria e Maqedonisë i cakton masën e paraburgimi shtetasit të Kosovës, dyshohet se i ka dhënë ryshfet policisë

Maqedonia

Prokuroria e Maqedonisë i cakton masën e paraburgimi shtetasit të Kosovës, dyshohet se i ka dhënë ryshfet policisë

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër S.H. (55) nga Kosova për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “dhënia e ryshfeti”.

Më datë 04.10.2024, ka qenë duke vozitur një minibus në linjën Kosovë-Greqi dhe kur i është afruar kontrollit të pasaportave në pikën kufitare Bllacë.

Për shkak se nuk ka pasur certifikatë për transport ndërkombëtar të udhëtarëve, i ka ofruar ryshfet zyrtarit policor”, thuhet në njoftim.

Gjykatësi i procedurës paraprake të akuzuarit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat