Fetai: Në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik më nuk do të ketë politizim

Maqedonia

Fetai: Në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik më nuk do të ketë politizim

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 17:47
Arben Fetai

Zëvendëskryeministri për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai në konferencën e sotme për media i pyetur për koment në lidhje me rastin e moszgjedhjes së drejtorit në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik, theksoi se nuk mund të ndërhyjë në punën e organeve të pavarura.

Megjithatë, shtoi se në të kaluarën kjo Akademi është përballur me politizim të madh, duke theksuar se në të ardhmen do të ketë procese transparente për përzgjedhjen e anëtarëve në institucione të tilla.

Si zëvendëskryeministër dhe si Qeveri, nuk duam të ndërhyjmë në punën e organeve të pavarura. Ne kemi një premtim për partnerët ndërkombëtarë në kuadër të agjendës së reformave me BE-në për reforma sistematike në sistemin e drejtësisë. Do të ketë një proces gjithëpërfshirës që do të jetë konsultativ me palët e interesuara dhe do të dalim me zgjidhjet më të mira të mundshme, duke përfshirë edhe Akademinë”, tha Fetai.

Ai shtoi se në të ardhmen do të ketë procese transparente për përzgjedhjen e kandidatëve në akademi, sipas kualifikimeve të tyre, duke theksuar se nuk do të ketë raste që personat të anëtarësohen pa kaluar testin gjyqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat