Universiteti “Nënë Tereza”: Bekim Fetaji zgjidhet rektor i universitetit

Maqedonia

Universiteti “Nënë Tereza”: Bekim Fetaji zgjidhet rektor i universitetit

Më: 13 mars 2025 Në ora: 13:23
Bekim Fetaji

Universiteti “Nënë Tereza” njofton se në bazë të rezultateve preliminare të akumuluara nga votimi i fshehtë për zgjedhje të rektorit të tretë në tetë njësitë e universitetit, rektor është zgjedhur Prof. dr. Bekim Fetaji, profesor ordinar nga Fakulteti i Shkencave Informatike pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Sipas listave zgjedhore të fakulteteve të rregjistruar ishin gjithsej 76 votues, në ditën e votimit votuan 74 votues, 73 të vlefshme dhe 1 e pa vlefshme, dhe 2 votues nuk e shfrytëzuan të drejtën e votës. Mandati i rektorit të zgjedhur zgjat 3 vjet, duke filluar nga data 26.04.2025.

“Prof.dr. Bekim Fetaji është doktor i Shkencave Kompjuterike i cili ka të mbaruar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Teknologjisë Graz. Ai gjithashtu mori Diplomën Master nga Oxford Brookes University, në Angli. U angazhua si Profesor-Vizitues në Universitetin Staffordshire në Mbretërinë e Bashkuar, Universitetin e Bujqësisë dhe Inxhinierisë në Tokio të Japonisë, në Universitetin Oresbro në Suedi, në Universitetin Politeknik në Tiranë, Universitetin e Novi Pazarit dhe universitete të tjera, si dhe që nga themelimi është profesor në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, i cili njëkohësisht ka qenë dekan pranë Fakultetit të Shkencave Informatike dhe së fundmi prorektor për Shkencë dhe Hulumtime”, thonë nga UNT.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat