Gjithçka ndodhi për 10 minuta, detaje rreth tragjedisë në diskotekë: Të mitur, të dehur, 250 persona më shumë se që duhej

Maqedonia

Gjithçka ndodhi për 10 minuta, detaje rreth tragjedisë në diskotekë: Të mitur, të dehur, 250 persona më shumë se që duhej

Më: 17 mars 2025 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Gazetarja nga Maqedonia Fatlume Dervishi që përcolli gjatë gjithë kohës tragjedinë që ndodhi në Koçan, brenda diskotekës ku mbetën të vdekur 59 persona dhe u lënduar shumë të tjerë, ka dhënë detaje për rastin në emisionin “Gjesi në T7.

Sipas saj shumica e atyre që kanë shpëtuar, nuk mbajnë mend shumë se si kanë arritur të shpëtojnë.  

“Gjithçka ndodhi për 10 minuta:, ka thënë ajo.

Shto kësaj, sipas gazetares se ajo ka qenë një festë dhe shumica prej tyre kanë qenë të dehur.

“Aty kishte ë mitur, të dehur, madje ishin 250 persona më shumë se që duhej”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat