Njerëz duke vrapuar dhe ulëritur, publikohen pamje të reja nga momenti i zjarrit në klubin e natës ku humbën jetën 59 të rinj

Maqedonia

Njerëz duke vrapuar dhe ulëritur, publikohen pamje të reja nga momenti i zjarrit në klubin e natës ku humbën jetën 59 të rinj

Më: 19 mars 2025 Në ora: 12:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Mediat maqedonase kanë publikuar një video të re, pak çaste pas rënies së zjarrit në klubin e natës në Koçan, ku për pasojë humbën jetën në mënyrë tragjike 59 të rinj, ndërsa qindra të tjerë mbetën të lënduar.

Në pamjet e publikuara nga TV21, dëgjohen njerëz duke ulëritur dhe duke vrapuar nga paniku, për shkak se zjarri po merrte përmasa të mëdha.

Për ngjarjen e rëndë vijojnë hetimet, ndërkohë që Prokuroria Themelore Publike e Koçanit ka dorëzuar në gjykatën kompetente kërkesën për vazhdimin e masës së paraburgimit afatshkurtër edhe për 48 orë ndaj 16 personave, ndaj të cilëve paraprakisht janë me masa e paraburgimit.

Dy personave të tjerë, me kërkesë të Prokurorisë, dje u është caktuar masa e paraburgimit dhe të njëjtit janë ende në paraburgim.

“Në total deri më tani është kërkuar masa e paraburgimit afatshkurtër për 18 persona”, njofton Prokuroria Publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat