Kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të ISHP në Ohër për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar

Maqedonia

Kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të ISHP në Ohër për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar

Më: 20 mars 2025 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër S.T.(61) nga Ohri, ish-drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik-Ohër.

Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Në vitin 2023 dhe 2024 ka ndërmarrë veprime zyrtare duke punësuar individë me kontratë për punë, pa marrë pëlqimin financiar nga Ministria e Financave.

Të cilëve u janë paguar rregullisht të ardhurat, duke tejkaluar kështu kufijtë e autoritetit të tij zyrtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat