Policia Financiare me kontrolle në klubet e natës: Aksionet fokusohet në identifikimin e mashtrimeve financiare

Maqedonia

Policia Financiare me kontrolle në klubet e natës: Aksionet fokusohet në identifikimin e mashtrimeve financiare

Më: 21 mars 2025 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Drejtoria e Policisë Financiare është përfshirë aktivisht në aksionin për inspektimin e funksionimit të ambienteve që operojnë si kabare, disko dhe klube nate në të gjithë vendin dhe po vepron në përputhje me kompetencat e saj ligjore.

Preje atje thonë se të gjitha kapacitetet e Drejtorisë së Policisë Financiare janë vënë në dispozicion për nevojat e këtij aksioni, i cili synon zbardhjen e parregullsive dhe aktiviteteve të mundshme të paligjshme në funksionimin e këtyre objekteve.

“Aksioni fokusohet në identifikimin e mashtrimeve financiare, evazionit fiskal, operacioneve të paligjshme dhe parregullsive të tjera në operacionet financiare të objekteve.

Paralelisht me këtë, autoritetet hetimore janë fokusuar në zbardhjen e të gjitha aspekteve që mund të çojnë në sanksione ndaj atyre që nuk respektojnë ligjet dhe rregulloret”, thonë nga Policia Financiare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat