E keqpërdori librezën e prindit polic duke ndjekur dhe sulmuar një person, Policia e RMV-së mori masa ndaj prindit dhe djalit të tij

Maqedonia

E keqpërdori librezën e prindit polic duke ndjekur dhe sulmuar një person, Policia e RMV-së mori masa ndaj prindit dhe djalit të tij

Më: 24 mars 2025 Në ora: 19:10
Policia e RMV

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një qytetari për shkak se ka keqpërdorur distinktin policore që është e prindit të tij të punësuar në Policinë e Maqedonisë së Veriut.

“Masë disiplinore për punonjësin e policisë, pasi legjitimiteti zyrtar është keqpërdorur nga djali i tij, ndaj të cilit është paraqitur kallëzim penal”, raportoi Policia, duke paralajmërua padinë në bazë të nenit 386 nga Kodi Penal, për veprën penale “dhunë”.

Polici I.A.H. ishte pjesë e Repartit të Policisë në Saraj, ndërsa djali i tij F.H. para tri ditëve e ka keqpërdorur librezën e prindit në afërsi të fshatit Smilkovc, derisa ishte në një veturë.

Ai ishte paraqitur si punonjës policor duke e ndjekur një veturë tjetër, duke e sulmuar edhe fizikisht viktimën

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat