Privohen nga liria dy persona nga Kavadari, drejtonin automjetet në gjendje të dehur

Maqedonia

Privohen nga liria dy persona nga Kavadari, drejtonin automjetet në gjendje të dehur

Më: 6 prill 2025 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në orët e para gjatë ditës së sotme, janë privuar nga liria dy persona për drejtim të automjeteve në gjendje të dehur.

Personat H.K. (22) dhe A.M. (35) janë arrestuar nga zyrtarët e SPB-Kavadar.

“Gjegjësisht, tek H. K. është konstatuar se i njëjti ka qenë duke e drejtuar veturën me 2.65 promila alkool në gjak.

Ndërsa, A. M. është konstatuar se e ka drejtuar veturën me 3.34 promila alkool në gjak”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat