VLEN: BDI-në se është emëruesi kryesor i të gjithë ndikimeve në drejtësi

Maqedonia

VLEN: BDI-në se është emëruesi kryesor i të gjithë ndikimeve në drejtësi

Më: 9 prill 2025 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Koalicioni VLEN sot ka akuzuar BDI-në se është emëruesi kryesor i të gjithë ndikimeve në drejtësi.

Nuk ka hipokrizi më të madhe se kur BDI qan për drejtësi. Mjaftojnë vetëm tri pyetje të shpejta: Kush e nisi fushatën mediatike kundër Kryetares së Gjykatës Supreme? A ishte kjo fushatë për të siguruar që faljet e Gjorgje Ivanovit të vlejnë edhe për Nikolla Gruevskin? Kush i solli ndryshimet e turpshme në Kodin Penal?

Përgjigjja është e njëjtë për të gjitha:

BDI është emëruesi i përbashkët i çdo vendimi të porositur në drejtësi!2, thonë nga VLEN.

Nga atje thonë se BDI është ku kuadri i tyre, Ixhet Mehmeti, pranoi publikisht se për 10 mijë euro kishte ndërhyrë për uljen e një dënimi penal.

“Po kjo është BDI-ja që deshi t’ia shtronte qilimin e kuq rikthimit të një non grata tjetër – Nikolla Gruevskit – në Shkup. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, së fundmi opinioni publik pa se të gjitha rrugët e kësaj udhëheqësie çojnë sërish te Gruevski dhe Shasho Mijallkov. Pse? Sepse djali i Ismail Jahoskit – alias Pucko Petrol, njeriu më i besuar i Ali Ahmetit – përmes ortakllëkut me njerëzit e regjimit të vjetër pompuan 10 miliardë denarë përmes kontratave fiktive dhe mazutit toksik që helmon ajrin që thithim çdo ditë”, akuzojnë nga VLEN.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat