ASH e Taravarit ndahet nga VLEN!?

Maqedonia

ASH e Taravarit ndahet nga VLEN!?

Më: 15 prill 2025 Në ora: 20:40
Arben Taravari

Kryesia Qendrore e ASH-së së Arben Taravarit në Tetovë është duke mbajt mbledhjen e Kryesisë Qendrore ku diskutohet për ofertën e fundit që krerët e VLEN i kanë ofruar Arben Taravarit.

Nga burime të monitor brenda Kryesisë Qendrore të ASH mësojmë se me shumicë apsolute gjithë strukturat janë të pakënaqur me trajtimin që ASH-së i bëhet brenda VLEN.

Raportohet se pritet që sonte të meret vendimi që ASH të largohet nga VLEN por të vazhdon të mbetet pjesë e Qeverisë së Hristijan Mickoskit.

Për informata më të hollësishme do ju njoftojmë pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë Qendrore të ASH-së së Arben Taravarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat