Ndalohet një 21-vjeçar nga Kumanova, policia i gjen armë në shtëpinë e tij

Maqedonia

Ndalohet një 21-vjeçar nga Kumanova, policia i gjen armë në shtëpinë e tij

Më: 18 prill 2025 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

MPB Maqedoni njofton se gjatë ditës së djeshme kanë privuar nga liria një 21-vjeçar nga Kumanova pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij kanë gjetur dy pushka ajrore dhe një pistoletë ajrore.

“Me datë 17.04.2025 në ora 06.15, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Kumanovës kanë arrestuar M.V. (21) nga Kumanova.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, iu gjet një pushkë me ajër e kalibrit 5.5, një pushkë me ajër e kalibrit 4.5, fishek 9 mm, një kuti me diabola, një pistoletë e kalibrit 4.5 “Ekol”, si dhe mjete piroteknike”.

“Ai është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat