MPB: U privuan nga liria katër persona pasi sulmuan persona zyrtar në Strugë

Maqedonia

MPB: U privuan nga liria katër persona pasi sulmuan persona zyrtar në Strugë

Më: 20 prill 2025 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Me datë 19.04.2025 në ora 18, në NJPB Strugë janë privuar nga liria E.D. (28) nga Tetova, Sh.T. (25) nga Turqia, me vendqëndrim të përkohshëm në Shkup, A.D.(25) nga Senegali, me qëndrim të përkohshëm në Gostivar dhe shtetasi gjerman A.A. (31), thuhet ne njoftimin e MPB-së.

“Ata dyshohen se gjatë një aktiviteti sportiv të mbajtur më 19.04.2025 në Strugë, kanë kryer veprat penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës së sigurisë” dhe “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, sqarohet me tej.

Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tyre do të ngrihet kallëzimi përkatës.

Rasti vazhdon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat