VLEN mblidhet në Strugë, formon kryesinë e përbashkët me 23 anëtarë

Maqedonia

VLEN mblidhet në Strugë, formon kryesinë e përbashkët me 23 anëtarë

Më: 20 prill 2025 Në ora: 18:58
VLEN

Koalicioni VLEN zhvilloi një mbledhje sot në Strugë

“Sot në Strugë, koalicioni VLEN zhvilloi një mbledhje të përbashkët, ku u vendosën themelet e një bashkëpunimi të strukturuar politik për të ardhmen. Gjatë takimit, u mor vendimi për formimin e një Kryesie të përbashkët me 23 anëtarë – një hap i rëndësishëm drejt forcimit të unitetit dhe organizimit politik të koalicionit”, thuhet në njoftimin e koalicionit VLEN

Nga VLEN thonë se ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë.

“Përpara qëndrojnë shumë punë, vendime të rëndësishme dhe mbi të gjitha – një përgjegjësi e madhe ndaj qytetarëve. Qëllimi i koalicionit VLEN mbetet i qartë: t’i ofrojë Strugës dhe gjithë vendit një përfaqësim të denjë, dhe të ndërtojë një të ardhme me vizion dhe besim”, përfundon komunikata e VLEN-it.

Kujtojmë se ditë më parë nga ky koalicion u distancua Arben Taravari, i cili tha se në përgjithësi anketat qytetare tregojnë se nuk janë të kënaqur me punën e VLEN-it dhe se në zgjedhjet lokale do të garojnë si Aleanca për Shqiptarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat